20 Shkurt, 2026

Ndihma e parë shpëton jetë

Përgatitja dhe njohuritë në kohën e duhur mund të bëjnë një dallim të madh në momentet kyçe. Pikërisht për këtë arsye, KKRMV – OK Çair realizoi një ligjëratë edukative me temë ndihma e parë në SHFK „Kongresi i Manastirit“ më 19.02.2026.

Në ligjëratë morën pjesë 33 nxënës, të cilët patën mundësinë të njihen me bazat e dhënies së ndihmës së parë dhe reagimin e duhur në situata emergjente ⛑️

Përmes shembujve praktikë u demonstruan mënyra të trajtimit të disa llojeve të lëndimeve, me qëllim që nxënësit të fitojnë njohuri dhe shkathtësi bazë që mund të shpëtojnë jetë 🩹

Edukimi është hapi i parë drejt një komuniteti të sigurt dhe të përgatitur 📚

< kthehu mbrapa