19 Shkurt, 2026

Valentine’s day blood drive

❤️ Më 13.02.2026, në KKRMV-OK Çair u realizua me sukses një aksion për dhurim gjaku me rastin e Ditës së të Dashuruarve, i organizuar nga Klubi i të Rinjve pranë OK në bashkëpunim me SHVZ „Bajram Miftari“.

🩸 Aksioni u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme dhe pozitive, të mbushur me solidaritet dhe përkujdesje për të tjerët. Një numër i madh vullnetarësh, bashkëpunëtorësh dhe mbështetësish e vizituan aksionin dhe dhanë mbështetjen e tyre, ndërsa 25 dhurues humanë dhuruan gjak dhe në këtë mënyrë dhuruan dhuratën më të vlefshme që mund të jepet – një dhuratë që do të thotë jetë.

Dita e të Dashuruarve mori një kuptim tjetër, më të thellë – dashuri për jetën, dashuri që tregohet përmes veprave humane. Kur zemrat janë të mëdha, dashuria bëhet shpresë për secilin. 💞

< kthehu mbrapa