29 Shtator, 2026

30 vjet PVH në nivel lokal

„Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.“ – Mahatma Gandhi

Në periudhën nga 21 deri më 27 shtator, tradicionalisht shënojmë Javën e KKA-PVH-së, këtë vit nën moton „30 vjet PVH në nivel lokal“.

🎊 Në kuadër të shënimit të Javës së KKA-PVH-së, më 28.09.2026, në sallën solemne të Komunës së Çairit u organizua një ngjarje ku ishin të ftuar të gjithë ata që ishin pjesë e ciklit KKA-PVH të këtij viti.

Ky cikël i KKA-PVH-së ishte i veçantë, jo vetëm për shkak të 30-vjetorit, por edhe për faktin se u realizuan 8 projekte, gjithsej u përfshinë 905 persona, u mblodhën 149.650 denarë, të cilat ishin nga komuniteti – për komunitetin, u realizuan 2.216 orë vullnetare dhe u rekrutuan 49 vullnetarë të rinj. ♥️

I urojmë sukses diseminatoreve Mihaela Stojanovska dhe Emira Asani, mentorëve dhe të rinjve, të cilët me përkushtim dhanë kohën e tyre të lirë dhe realizuan projekte që do të lënë ndryshime të qëndrueshme në komunitet dhe në jetën e shumë individëve. 👏🏼

< kthehu mbrapa