
Java e luftës kundër diabetit
Tradicionalisht, nga data 10 deri më 16 tetor shënohet Java e luftës kundër diabetit, këtë vit nën moton „Zakonet e shëndetshme të jetesës në parandalimin e diabetit“. ![]()
Me këtë rast, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Çair realizoi një ligjëratë edukative për personelin mësimor në SHFK „Petar Zdravkovski – Penko“, ku u përfshinë gjithsej 26 mësimdhënës. Gjithashtu, u organizua një aksion për matjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe të tensionit arterial në Klubin e Pensionistëve në Komunën e Butelit, ku u përfshinë 25 persona të moshës së tretë.




Diabeti është një sëmundje kronike që shfaqet kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë. Simptomat më të shpeshta janë etja e shtuar, urinimi i shpeshtë, lodhja dhe shikimi i turbullt. Me zakone të shëndetshme të jetesës, ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe terapi të përshtatshme, diabeti mund të mbahet nën kontroll.
Qëllimi i kësaj jave është ngritja e vetëdijes publike për rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe diagnostikimit të hershëm të diabetit.































